Shqetësim i madh te Juventusi për gjendjen e Kenan Yildizit.
Sipas “La Gazzetta dello Sport”, ylli turk i bardhezinjve e ka pësuar një lëndim dhe situata e tij mund të jetë më serioze nga sa pritej fillimisht.
Titulli i gazetës italiane është i qartë: “Goditje për Juven: dëmtim për Yildiz, rrezikon operacionin dhe dy muaj jashtë fushave.”
Aktualisht bëhet fjalë për një situatë që ende po vlerësohet nga stafi mjekësor i klubit.
Në rast se konfirmohet nevoja për ndërhyrje kirurgjikale, Yildiz mund të qëndrojë jashtë fushave për rreth dy muaj, një mungesë shumë e rëndësishme për trajnerin e Juventusit.
Yildiz është njëri prej lojtarëve kryesorë të skuadrës dhe numri 10 i Juventusit.
Për këtë arsye, një mungesë e gjatë do të ishte një goditje e fortë për bardhezinjtë, veçanërisht në fillim të sezonit.
Për momentin, gjithçka varet nga vlerësimet e mëtejshme mjekësore dhe vendimi nëse do të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike.

