Barcelona kërkon me urgjencë një “9”, talenti gjermano-italian Tresoldi del në skenë

by Nexhat

Barcelona vazhdon kërkimin për një qendërsulmues të ri, ndërsa Nicolo Tresoldi i Club Brugge ka dalë si një nga emrat më të fundit në listën e klubit katalanas.

Sipas disa mediave spanjolle, trajneri Hansi Flick dhe drejtuesit e Barcelonës po shqyrtojnë mundësinë e transferimit të 22-vjeçarit gjermano-italian, në një moment kur skuadra ka mbetur pa një sulmues tipik të profilit “numër 9”.

banner

Pas largimit të Robert Lewandowskit drejt Chicago Fire dhe transferimit të Ferran Torres te Paris Saint-Germain, Barcelona nuk ka aktualisht në përbërje një qendërsulmues natyral.

Alvarez dhe Lautaro, pista të mbyllura për Barcelonën

Julián Alvarez ishte një nga objektivat kryesore të katalanasve, por Atlético Madrid e ka bërë të qartë se nuk dëshiron ta shesë argjentinasin te Barcelona.

Edhe pse Atlético mund të jetë e hapur për një largim të Alvarez nëse një klub paguan të paktën 150 milionë euro, sipas raportimeve të “The Athletic”, një transferim drejt Barcelonës vazhdon të përjashtohet kategorikisht.

Një tjetër emër i përmendur ishte Lautaro Martínez.

Megjithatë, presidenti i Interit, Beppe Marotta, e mbylli menjëherë çdo mundësi për largimin e kapitenit të skuadrës.

“Lautaro është kapiteni ynë dhe përfaqëson historinë aktuale të Interit. Mund t’ju siguroj se nuk ekziston asnjë bazë për një largim të tij. Ne nuk duam dhe në asnjë rrethanë nuk do të heqim dorë nga Lautaro”, deklaroi Marotta për DAZN.

Tresoldi, një alternativë interesante për Flickun

Në këto rrethana, emri i Nicolo Tresoldit ka fituar terren.

Sulmuesi i Club Brugge e ka nisur sezonin në mënyrë të shkëlqyer, duke realizuar katër gola në katër ndeshjet e para zyrtare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy