Pio Esposito do të vazhdojë të jetë pjesë e Interit edhe për shumë vite.
Sulmuesi italian ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me klubin zikaltër, me marrëveshjen e re që do ta mbajë në San Siro deri në vitin 2031.
21-vjeçari pati një sezon të parë shumë pozitiv me ekipin e parë të Interit, duke regjistruar 50 paraqitje, 11 gola dhe shtatë asistime në të gjitha garat.
Interi ka vendosur ta shpërblejë rritjen e tij me kontratë të re dhe rritje të ndjeshme të pagës. Esposito shihet si një nga pjesët e rëndësishme të së ardhmes së klubit, ndërsa interesimi nga klubet angleze nuk ka mjaftuar për ta larguar nga Milano.
Rinovimi deri në vitin 2031 mënkupton edhe rritje page deri në 3 milionë euro në vit, plus bonuse.

