Dinamo City eliminohet në dramën e Qipros, Pafos triumfon në vazhdime

by Nexhat

Dinamo City i ka dhënë fund aventurës në playoffin e Ligës së Konferencës pas humbjes dramatike 4:2 ndaj Pafos, në një ndeshje që shkoi deri në vazhdime.

Pas barazimit 1:1 në ndeshjen e parë, skuadra kryeqytetase e nisi në mënyrën më të mirë të mundshme takimin në Qipro. Fadairo shënoi në minutën e 8-të për t’i dhënë Dinamos epërsinë, por vendasit reaguan vetëm tre minuta më vonë me Semën, duke barazuar rezultatin.

banner

Ndeshja mbeti e hapur, ndërsa Dinamo City rezistoi deri në minutat e fundit. Në minutën e 78-të, Ioannou përmbysi rezultatin dhe Pafos kaloi në epërsi 2:1.

Por Dinamo nuk u dorëzua. Silva-Richards shënoi në minutën e 87-të, duke rikthyer baraspeshën dhe duke e çuar përballjen në vazhdime.

Aty, skuadra shqiptare nuk arriti t’i përballojë presionit të Pafos. Quina shënoi për 3:2 në minutën e 116-të, ndërsa Anderson Silva vulosi eliminimin e Dinamos me golin e katërt në minutën 120+1.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy