Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka folur për dështimin e klubit të tij për të transferuar sulmuesin e Atletico Madridit, Julian Alvarez, përpara se afati kalimtar i verës të mbyllet brenda pak orësh.
Afati kalimtar në Spanjë ende nuk është mbyllur zyrtarisht, por Alvarez do të qëndrojë, kundër dëshirës së tij, të paktën edhe për një sezon tjetër te Atletico Madridi.
Barcelona e dëshironte atë. Atletico Madridi refuzoi kategorikisht ta shiste te rivali i tij. Tani argjentinasi përballet me detyrën për të rifituar mbështetjen e tifozëve të Rojiblancos, të cilët kohët e fundit janë kthyer ashpër kundër tij.
I pyetur për këtë sagë, numri 10 i Barcelonës nuk shfaqi aspak shqetësim për faktin se Alvarez nuk do t’i bashkohet atij në “Camp Nou”.
“Për momentin jemi në një situatë të shkëlqyer”, tha Yamal për programin “ElPartidazo” të radios “COPE”.
“Mund të shohim se nuk vuajmë nga mungesa e golave. Sigurisht, ai është një lojtar i madh, por unë jam shumë i lumtur me skuadrën që kemi”, shtoi ai.
12 gola në tri ndeshje të La Ligës. Është e vështirë të kundërshtosh fjalët e tij.

