Problemet me lëndimet vazhdojnë te Juventusi. Pas Kenan Yildiz, i cili iu nënshtrua operimit, edhe Khephren Thuram do të mungojë për një periudhë të gjatë.
Mesfushori francez ka vendosur t’i nënshtrohet operimit në gju në Lyon, për shkak të dëmtimit të kërcit pas kupës së gjurit.
Thuram pritet të mungojë të paktën katër muaj, që do të thotë se rikthimi i tij në fushë nuk pritet para fillimit të vitit 2027.
Një goditje e madhe për Luciano Spallettin, që tashmë duhet të bëjë llogaritë pa dy prej lojtarëve të rëndësishëm të skuadrës.

