Policia e Kosovës ka njoftuar se ka realizuar dy operacione të ndara kundër trafikimit të narkotikëve në Pejë dhe Ferizaj, ku janë sekuestruar mbi 16 kilogramë marihuanë.
Në Ferizaj, janë arrestuar dy persona, një shtetas i Shqipërisë dhe një i Kosovës. Gjatë bastisjeve janë sekuestruar rreth 5.5 kilogramë drogë, armë zjarri me fishekë, 2,250 euro, 18,500 lekë, një veturë, pajisje për paketim të narkotikëve, telefona dhe prova të tjera materiale. Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
Ndërsa në Pejë, gjatë kontrollit të një lokacioni, janë sekuestruar rreth 10.5 kilogramë marihuanë, një telefon mobil dhe një kartelë memorieje. Një person është arrestuar dhe është ndaluar për 48 orë, ndërsa një tjetër është në arrati.
Policia ka bërë të ditur se operacionet janë zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

