Kurti në podcast me gjeneralin francez: Njerëzit në Kosovë e ndjejnë vetën autoktonë, që vijnë nga ilirët e lashtë

by Nexhat

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij një gjeneral francez, Dominique Trinquand, i cili si njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare realizon një podcast.

Ai intervistoi Kurtin këtë verë në Kryeministri dhe në fillim të bisedës përmendi Deklaratën e Pavarësisë, e cila është e ekspozuar në mur. Derisa e pyeste Kurtin për ambiciet e Kosovës për t’iu bashkuar BE’së, Trinquand vuri në pah se Kosova është shtet i ri.

banner

Në përgjigje Kurti tha se ndonëse shteti është i ri, populli është i lashtë dhe është pasardhës i ilirëve.

“Tetëmbëdhjetë vjet më parë shpallëm pavarësinë. Që atëherë, Kosova është njohur nga më shumë se njëqind shtete në mbarë botën. Është interesante të përmendet se, megjithëse jemi një shtet i ri, ne jemi një popull i lashtë. Njerëzit në Kosovë e ndiejnë veten autoktonë, që vijnë nga ilirët e lashtë. Që nga lashtësia, ilirët dhe grekët kanë jetuar krah për krah në këtë rajon. Më pas kemi kaluar nëpër perandori të ndryshme – Perandorinë Romake, Perandorinë Bizantine dhe Perandorinë Osmane – dhe kemi përjetuar një shekull të 20-të shumë të trazuar”, tha Kurti.

Ai tha se pavarësia për popullin e Kosovës nuk nënkuptonte vetëm liri, por edhe një mundësi për zhvillim ekonomik

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy