KFOR ka njoftuar se ushtarët italianë kanë kryer patrullime në Prizren, të cilat bëhen rregullisht me automjete dhe në këmbë.
Në njoftim shtohet se, këto aktivitete i mundësojnë KFOR-it të mbajë një prani të dukshme dhe të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ndërsa njësitë e tij mund të ruajnë njohuritë mbi situatën dhe të monitorojnë nga afër gjendjen e sigurisë në terren.
Postimi:
Ushtarët italianë nga Komanda Rajonale-Perëndim (RC-W), pjesë e misionit të Forcës së Kosovës të udhëhequr nga NATO-ja (KFOR), kryejnë rregullisht patrullime me automjete dhe në këmbë në Prizren, në të gjithë zonën e përgjegjësisë së RC-W.
Këto aktivitete i mundësojnë KFOR-it të mbajë një prani të dukshme dhe të vazhdueshme në të gjithë rajonin, ndërsa njësitë e tij mund të ruajnë njohuritë mbi situatën dhe të monitorojnë nga afër gjendjen e sigurisë në terren.
Këto përpjekje pasqyrojnë përkushtimin e vazhdueshëm të KFOR-it për të kontribuar në krijimin e një mjedisi të sigurt dhe të qetë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe në lirinë e lëvizjes; në çdo kohë, në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në kuadër të roleve të tyre përkatëse si institucione që reagojnë ndaj çështjeve të sigurisë.

