Cili është ylli i Realit, që mbeti jashtë listës së Ligës së Kampionëve nga Mourinho?

by Nexhat

Jose Mourinho ka lënë jashtë një prej lojtarëve veteranë të skuadrës së Real Madridit për fazën e parë të klubit në Ligën e Kampionëve.

Të 36 skuadrat që do të garojnë në fazën e ligës së kompeticionit kanë dorëzuar listat e tyre përpara ndeshjeve të para që do të zhvillohen javën e ardhshme.

banner

Ka pasur mjaft surpriza në listat e skuadrave, ndërsa Mourinho ka marrë një vendim të rëndësishëm në rikthimin e tij te 15 herë kampionët e Evropës, Real Madrid.

Dhe ky është një lajm i keq për mbrojtësin e majtë Ferland Mendy, i cili është lënë jashtë listës teksa vazhdon të rikuperohet nga një dëmtim.

Mbrojtësi i dalë nga akademia e Lyonit pësoi një dëmtim muskulor në këmbën e djathtë në muajin maj dhe ende nuk është rikthyer në fushë për “Los Blancos”.

Fatkeqësisht, koha e rikuperimit ka bërë që Mendy të mos përfshihet në listën e Real Madridit.

Bashkëlojtarët e tij, Eder Militao dhe Rodrygo Goes, janë gjithashtu aktualisht të dëmtuar, por Mourinho i ka përfshirë në listë dhe ata mund të luajnë sapo të rikthehen në gjendje optimale fizike.

Në vend të Mendy, në listë është përfshirë mesfushori 19-vjeçar Sergio Martinez, vetëm pak ditë pasi iu bashkua klubit nga Racing Santander, me të cilin së fundmi kishte bërë debutimin në La Liga.

Martinez nënshkroi për ekipin Castilla pasi Real Madridi aktivizoi klauzolën e tij të lirimit prej 3 milionë eurosh, por tani ai mund të bëjë debutimin e tij në Champions.

Në total, Mourinho ka përfshirë 11 lojtarë të akademisë në listën e tij, shumica e të cilëve janë pjesë e Listës B për shkak të moshës së tyre.

Mungesa e Mendyt nuk konsiderohet një problem i madh, pasi transferimi i ri Marc Cucurella dhe Alvaro Carreras janë dy opsionet kryesore për të luajtur në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ndërkohë, Martinez mund të promovohet me shpejtësi në ekipin e parë të Real Madridit për shkak të mungesës së alternativave për ndeshjen e parë të Championsit kundër Interit.

Real Madrid do ta presë gjigantin italian në “Bernabeu” më 8 shtator, por do të jetë pa një numër të madh lojtarësh kryesorë.

Transferimi i ri Bernardo Silva është i pezulluar, së bashku me Arda Guler dhe Eduardo Camavingan.

Pezullimi i Silvas vjen pasi ai u përjashtua me karton të kuq për një prekje të qëllimshme me dorë në vijën e portës kundër Real Madridit, kur ishte kapiten i Manchester Cityt në fazën e 1/8 së finales sezonin e kaluar.

Me Aurelien Tchouamenin që gjithashtu pritet të mungojë pas një problemi muskulor, ndërsa Thiago Pitarch mbetet në dyshim, kjo mund t’i japë Martinezit mundësinë e jetës.

Martinez ishte planifikuar të qëndronte me ekipin e dytë, por ai ka marrë pjesë në stërvitjet e ekipit të parë dhe ka lënë përshtypje të mira te Mourinho dhe bashkëlojtarët e tij

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy