Arsenal dhe Manchester City pritet të rikthehen në garë për Pedro Neton në afatin kalimtar të janarit, me dy klubet angleze që po monitorojnë nga afër situatën e anësorit të Chelsea-t.
Sipas CaughtOffside, të dy klubet pritet të rivendosin kontaktet me drejtuesit e Chelsea-t gjatë afatit kalimtar të dimrit, ndërsa interesim për 26-vjeçarin vazhdon të ketë edhe nga Al-Hilal.
Neto është shndërruar në një objektiv të rëndësishëm për klubet që kërkojnë një lojtar të aftë të luajë në krahë dhe të krijojë diferencën në duelet një kundër një. Arsenali e sheh portugezin si një futbollist që mund t’i japë më shumë alternativa në repartin ofensiv dhe të lehtësojë ngarkesën e Bukayo Sakës.
Në anën tjetër, Manchester City e vlerëson profilin e Netos për shpejtësinë, fuqinë në tranzicion dhe aftësinë për të krijuar epërsi në krahë. Interesimi i tyre vjen pasi skuadra e Enzo Marescas ka bërë një revolucion të madh në merkato këtë verë.
Chelsea nuk ka ndërmend ta shesë lehtë yllin portugez. Raportet e fundit flasin për një vlerësim prej 60-69 milionë funte, ndërsa burime të tjera raportojnë se londinezët mund të kërkojnë deri në 100 milionë funte për ta lënë të largohet.
Neto iu bashkua Chelsea-t nga Wolverhampton Wanderers në vitin 2024 dhe vazhdon të konsiderohet një prej lojtarëve më interesantë të skuadrës. Në fillim të sezonit 2026/27, ai ka tërhequr sërish vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha.

