Malisheva e mposht Gjilanin, shkëlqen Isgandarli me tre gola

by Nexhat

Malisheva ka arritur një tjetër fitore të madhe në këtë fillimsezon në Superligën e Kosovës.

Të besuarit e Thomas Brdaric triumfuan 3-1 ndaj Gjilanit, me Vusal Isgandarli që shënoi “hat-trick”.

banner

Sulmuesi nga Azerbajxhani shënoi tre gola ndaj mysafirëve nga Gjilani, duke ia dhënë tri pikë Malishevës, që e mbajnë në krye të tabelës, si e vetme.

Isgandarli golin e parë e shënoi në minutën e dhjetë të takimit, i asistuar nga Laurent Xhylani.

Gjilani barazoi në 1-1, në minutën e 19-të, përmes Oltion Bilallit, që u asistua nga Armend Thaqi.

Në pjesën e dytë, Isgandarli u ndez përsëri, duke shënuar dy gola të shpejt, për katër minuta.

Fillimisht, ai shënoi në minutën e 71-të, e pastaj në të 75-tën.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e dhjetë pikëve pas katër xhirove të para, derisa Gjilani mbetet në kuotën e shtatë pikëve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy