Benzema i ‘bllokuar’ në Arabinë Saudite, pse dështoi transferimi i tij në Lyon?

by Nexhat

Karim Benzema është i bllokuar në Arabinë Saudite. Ky ishte pretendimi i një raporti të shtypit spanjoll të së hënës, i cili deklaronte se, me gjithë ndërprerjen me marrëveshje dypalëshe të kontratës së sulmuesit francez me Al-Hilal vetëm shtatë muaj pas mbërritjes së tij, largimi nuk i jep atij liri të plotë për të zgjedhur destinacionin e tij të ardhshëm.  

Sipas gazetës spanjolle “Marca”, një rikthim gjatë verës te klubi i fëmijërisë së tij, Olympique Lyon, u dëshmua i pamundur. Problemi qëndron te fakti se sulmuesi ka një kontratë që e lidh atë me Saudi Pro League deri në vitin 2030.  

banner

Drejtori sportiv i Lyonit, Matthieu Louis-Jean, tha: “Është e vërtetë që ka pasur kontakte me Benzeman përmes një ndërmjetësi këtë verë, por çështja ishte e pamundur sepse situata e tij kontraktuale e pengoi atë. Karim është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe ne po kërkonim një sulmues, por nuk mundëm të përfundonim asgjë.”

Rënjët e kësaj krize fshihen te planifikimi sportiv i Al-Hilal. Klubi saudit i përforcoi radhët e veta fuqishëm, duke investuar më shumë se 200 milionë për të pasuruar skuadrën.

Martinelli, Summerville dhe Watkins ishin ndër blerjet kryesore, duke t’iu bashkuar një liste të profesionistëve të huaj që tashmë përfshinte Yassine Bounou, Theo Hernandez, Kalidou Koulibaly, Sergej Milinkovic-Savic, Ruben Neves e të tjerë.  

Ajo mbpopullim bëri që drejtuesit e Al-Hilal t’i thoshin Benzemat se ai nuk do të regjistrohej në garat vendase, duke e kufizuar pjesëmarrjen e tij vetëm në AFC Champions League.

Këta faktorë përshpejtuan një marrëveshje për t’i dhënë fund periudhës së tij në klub, edhe pse vetë Benzema kishte ngulmuar më 21 gusht se do të qëndronte te Al-Hilal.

Gjashtë muaj pas nënshkrimit, Benzema u largua nga skuadra e Simone Inzaghit përpara se të mbyllej afati kalimtar. Al-Shabab shfaqi interes përpara ndërprerjes së kontratës, ndërsa një rikthim te Al-Ittihad ishte gjithashtu në tavolinë.

E ardhmja e tij tani varet në fije të peut, ende e lidhur me Arabinë Saudite pavarësisht se është pa skuadër.

Lyon mbetet destinacioni i tij i preferuar, megjithëse situata e tij kontraktuale e bën të vështirë një rikthim në kontinentin e vjetër evropian.  

Ditët e ardhshme do ta vendosin atë. Ai mund të zgjidhë situatën e tij, të nënshkruajë me një tjetër klub saudit, ose të arrijë në përfundimin se ka ardhur koha për të varur këpucët në gozhdë dhe për t’i dhënë fund një karriere legjendare.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy