Prishtina ka shënuar fitore të thellë 1-4 ndaj Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu”, në kuadër të javës së pestë në Superligën e Kosovës.
Kastriot Selmani zhbllokoi rezultatin, ndërsa Shkëlzen Lushtaku barazoi për Drenicën para fundit të pjesës së parë, transmeton Klankosova.tv.
Në pjesën e dytë, Diar Halili riktheu epërsinë e Prishtinës, ndërsa Assane Diatta shënoi nga penalltia për 1-3. Rezultatin përfundimtar e vulosi Arianit Hasani.
Me këtë fitore, Prishtina ngjitet në krye të tabelës me 12 pikë, me një ndeshje më pak. Drenica mbetet me vetëm tri pikë.

