Massimiliano Allegri ka folur në prag të përballjes së Napolit me Arsenalin në Champions League, duke theksuar vështirësinë e sfidës që e pret skuadrën italiane.
“Na duhen 12 pikë për të kaluar dhe e dimë se përballë kemi një ekip fitues në Premier League, si dhe finalistët e edicionit të kaluar”, deklaroi Allegri.
Trajneri i Napolit foli me respekt edhe për homologun e tij te Arsenali, Mikel Arteta.
“Arteta është një trajner shumë i mirë”, u shpreh Allegri para përballjes së rëndësishme në Champions League.

