Ronaldos i mbesin veç edhe 21 gola për ta arritur shifrën 1000

by Nexhat

Cristiano Ronaldo vazhdon të sfidojë kohën dhe shifrat. Në moshën 41-vjeçare, portugezi po i afrohet gjithnjë e më shumë një prej objektivave më të jashtëzakonshëm në futboll: 1 mijë golave në karrierë.

Ronaldo ishte përsëri protagonist për Al-Nassr në fitoren 2:1 ndaj Abha-s, në kuadër të javës së gjashtë të Ligës Profesioniste Saudite, duke realizuar golin e tij të 979-të në karrierë.

banner

Fituesi i pesfishtë i “Topit të artë” e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 22-të. Pas një goditjeje nga këndi të ekzekutuar nga Angelo, Ronaldo u shkëput në ajër dhe me një goditje të fuqishme me kokë dërgoi topin drejt portës. Topi preku fillimisht shtyllën, përpara se të përfundonte në rrjetë për avantazhin 1–0 të Al-Nassr.

Goli ishte një tjetër dëshmi e formës së jashtëzakonshme të veteranit portugez, i cili vazhdon të shënojë me një ritëm mbresëlënës pavarësisht moshës.

Ronaldo ishte pranë golit të dytë vetëm pak minuta më vonë. Në minutën e 38-të, ai goditi shtyllën, ndërsa pak çaste më pas një tjetër tentativë e tij u largua nga vija fatale.

Megjithatë, goli i tij i vetëm mjaftoi për të ndihmuar Al-Nassr të siguronte tri pikët. Me këtë fitore, skuadra saudite shkoi në kuotën e 15 pikëve pas gjashtë javësh, duke mbetur në të njëjtën kuotë me Al-Hilal dhe Al-Qadsiah.

Ndërkohë, Ronaldo vazhdon të jetë vetëm 21 gola larg shifrës së jashtëzakonshme prej 1 mijë golash në karrierë – një rekord që do ta vendoste edhe më tej në historinë e futbollit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy