Real Madridi ka arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës me Arda Gulerin.
Mesfushori turk do të qëndrojë në Madrid deri në qershor të vitit 2032, ndërsa zyrtarizimi pritet së shpejti.
21-vjeçari ka fituar besimin e plotë në skuadrën madrilene, ku sezonin e kaluar zhvilloi 51 ndeshje, duke shënuar gjashtë gola dhe dhuruar 14 asistime, ndërsa këtë sezon ka një gol dhe një asistim në katër ndeshje të La Ligës

