Kosova ka fituar medaljen e dytë të artë dhe të tretën në total në Kampionatin Evropian Universitar të Sporteve Luftarake.
Federata e Sporteve Universitare e Kosovës ka njoftuar se ekipi i karatesë në konkurrencën ekipore është shpallur kampion evropian, duke zënë vendin e parë në garë.
“Medalja e tretë për Kosovën dhe e dyta e artë në Kampionatin e Sporteve Luftarake të EUSA-s. Vlera Qerimi, Behije Mustafa, Qendresa Ibrahimi, Elmedina Istogu dhe Albulena Gervalla kanë shkëlqyer së bashku dhe kanë fituar vendin e parë në garën ekipore në karate, duke i sjellë Kosovës medaljen e tretë nga ky kampionat evropian”, ka shkruar FSUK

