jose Mourinho ka folur me superlativa për talentin e ri Yan Diomande, duke theksuar potencialin e madh që sheh te sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.
Trajneri portugez pranoi se Diomande ka ende shumë për të mësuar në aspektin taktik, por theksoi se cilësitë individuale të tij janë të padiskutueshme.
“Ka shumë për të mësuar taktikisht. Por është e qartë, dhe unë e shoh këtë sidomos në stërvitje, se ai ka një potencial të jashtëzakonshëm në situatat një kundër një, në krosime dhe në goditje. Është një lojtar shumë i fortë”, u shpreh Mourinho.
Tekniku portugez bëri të ditur gjithashtu se dëshiron të punojë me Diomandén dhe ta ndihmojë atë të zhvillohet më tej
“Dua ta zhvilloj Diomanden sepse tashmë e di se çfarë mund të më ofrojnë pjesa tjetër e lojtarëve”, tha ai.
Mourinho vlerësoi edhe progresin e 18-vjeçarit, duke nënvizuar mungesën e përvojës së tij në nivelet më të larta të futbollit evropian.
“Ai po përparon. Ka shumë pak përvojë në futbollin evropian të nivelit të lartë, të cilën e fitoi pothuajse tërësisht sezonin e kaluar me Leipzig dhe shumë pak më herët”, deklaroi Mourinho.

