Prishtina vazhdon me startin perfekt: pesë ndeshje, pesë fitore në Superligë

by Nexhat

Prishtina po vazhdon me bilanc 100% në Superligën e Kosovës, pas pesë ndeshjeve të saj të para në elitë sivjet.

Skuadra e drejtuar nga Orges Shehu ka fituar sonte ndaj Feronikelit ’74, me ndeshjen e luajtur në stadiumin “18 Qershori” në Klinë.

banner

Prishtina fitoi 3-0 ndaj Niklit, me nga një gol të shënuar për pjesë.

Në pjesën e parë, Prishtina e gjeti golin e parë në minutën e 33-të përmes Assane Diatta, i cili u asistua nga Arianit Fazlija.

Ky i fundit shënoi edhe vetë në minutën e 61-të, me asistimin nga Albin Krasniqi.

Golin e tretë për Prishtinën e shënoi përsëri Diatta, në minutën e 92-të.

Me këtë fitore, Prishtina shkon në kuotën e 15 pikëve në vendin e parë nga pesë ndeshjet e para, derisa e ka një ndeshje më pak të zhvilluar – atë ndaj Dritës.

Ndërkohë, Feronikeli ’74 mbetet i parafundit në tabelë, me tri pikë të grumbulluara pas gjashtë xhirosh

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy