Mourinho i beson treshes BMV

by Nexhat

Jose Mourinho ka dhënë sinjale të qarta se nuk planifikon të kursejë treshen sulmuese të Real Madridit, Kylian Mbappe, Vinicius Junior dhe Jude Bellingham, në ndeshjet e ardhshme.

Real Madridi rikthehet në aksion këtë të martë në La Liga, ku do të përballet me Elchen në udhëtim, pas fitores bindëse 4-1 ndaj Rayo Vallecanos në fundjavë.

banner

Në atë takim, Kylian Mbappe shënoi dy gola, duke e çuar në shtatë numrin e golave të tij në të gjitha garat këtë sezon. Ndërkohë, Bellingham ka kontribuar me pesë përfshirje në gola, ndërsa Vinicius Junior me katër.

Të tre lojtarët iu bashkuan me vonesë Real Madridit pas angazhimeve me kombëtaret e tyre në Kupën e Botës 2026, por Mourinho i ka aktivizuar nga minuta e parë në të gjashtë ndeshjet e sezonit deri më tani.

Trajneri portugez nuk e përjashton mundësinë që treshja të startojë sërish ndaj Elches dhe më pas edhe në derbin e fundjavës kundër Atletico Madridit.

“Nëse mund t’i startoj të gjithë përsëri nesër, do ta bëj. Kam shumë besim te mënyra se si secili lojtar e ndien trupin e tij dhe te ajo që më thotë”, deklaroi Mourinho.

Ai theksoi se vendimet për formacionin merren duke u bazuar në të dhënat fizike, komunikimin me futbollistët dhe rekomandimet e stafit mjekësor.

“Lexoj të dhënat dhe flas me lojtarët dhe stafin mjekësor për të marrë vendimin. Por, nëse nuk ka asgjë jonormale, do t’i startoj nesër”, shtoi ai.

Mourinho ishte i prerë edhe për derbin e Madridit.

“Dhe nuk ka dyshim se do të startojnë në derbi”, përfundoi trajneri i Real Madridit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy