Rodri tregon dallimet mes Guardioles dhe Flick

by Nexhat

Rodri ka folur për dallimet mes punës me Pep Guardiolën te Manchester City dhe Hansi Flick te Barcelona, duke theksuar filozofitë e ndryshme të dy trajnerëve.

“Te Manchester City çdo lëvizje ka një arsye dhe çdo detaj diskutohet. Guardiola kërkon kontroll total dhe kam mësuar jashtëzakonisht shumë prej tij. Këtu është ndryshe. Luajmë me vijë shumë të lartë, mbajmë topin dhe sapo e humbasim, të gjithë rikthehemi për ta fituar sërish”, tha Rodri,

banner

Spanjolli tregoi edhe një situatë që e befasoi: “Në Champions League ishim duke fituar 3-0 në pjesën e parë, në një ndeshje që përfundoi 5-0, por Flick ishte i zemëruar sepse kishim humbur shumë raste. Te City, në një avantazh 3-0, fokusi është të mbash topin. Flick kërkon intensitet, vertikalitet dhe që çdo aksion të përfundojë me gol.”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy