Ademi takon kreun e Federatës Greke të Futbollit

by Nexhat

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është takuar me presidentin e Federatës Greke të Futbollit, Chrysostomos Gkagkatsis, në Selanik, ku është shënuar njëqindvjetori i themelimit të federatës greke.

Ademi ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka uruar homologun e tij për jubileun e rëndësishëm dhe për kontributin e Federatës Greke të Futbollit ndër vite.

banner

“E urova presidentin Gkagkatsis për këtë jubile të rëndësishëm dhe për kontributin e Federatës Greke ndër vite, duke i dëshiruar shumë suksese në drejtimin e saj dhe në zhvillimin e mëtejmë të futbollit grek”, ka shkruar Ademi.

Sipas tij, gjatë takimit është zhvilluar një bisedë e përzemërt, ku të dy palët kanë shprehur gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin mes dy federatave.

“Me presidentin Gkagkatsis patëm një bashkëbisedim të përzemërt, me dëshirën e përbashkët për të kultivuar marrëdhënie të mira dhe për të avancuar bashkëpunimin ndërmjet dy federatave tona në të ardhmen”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy