Faza e ligës së UEFA Europa League 2026/27 nis sot, më 16 shtator, me nëntë ndeshje që do të zhvillohen në kuadër të xhiros së parë.
Në mesin e përballjeve më interesante është dueli mes Milanit dhe Benficas, që zhvillohet në orën 21:00. Të dyja skuadrat hyjnë në këtë edicion me synime të mëdha, ndërsa kjo përballje është edhe një prej ndeshjeve kryesore të kësaj xhiroje, sipas UEFA-s.
Po në orën 21:00, Bayer Leverkuseni do ta presë Celen, ndërsa Anderlechti do të përballet me Lyonin. Në të njëjtën kohë do të zhvillohen edhe Hapoel Beer-Sheva – Dinamo Zagreb, Olympiacos – Jagiellonia, Sturm Graz – Rennes dhe Sunderland – AZ Alkmaar.
Dy takimet e para të mbrëmjes nisin në orën 18:45. Ararat-Armenia përballet me Sparta Pragën, ndërsa Omonia e pret Celta Vigon.
Kjo është vetëm pjesa e parë e xhiros hapëse, pasi nëntë ndeshje të tjera do të zhvillohen të enjten, më 17 shtator. Faza e ligës përbëhet nga tetë xhiro dhe do të përfundojë më 28 janar 2027.
Ndeshjet e sotme:
18:45
- Ararat-Armenia – Sparta Pragë
- Omonia – Celta Vigo
21:00
- Milan – Benfica
- Bayer Leverkusen – Celje
- Hapoel Beer-Sheva – Dinamo Zagreb
- Olympiacos – Jagiellonia
- Anderlecht – Lyon
- Sturm Graz – Rennes
- Sunderland – AZ Alkmaar

