16’ – GOOOL, Benfica kalon në epërsi ndaj Milanit!
Benfica ka zhbllokuar rezultatin në “San Siro”, duke kaluar në avantazh ndaj Milanit në minutën e 16-të.
Dodi Lukebakio ishte protagonist me një realizim fantastik nga jashtë zonës. Sulmuesi i Benficas nuk humbi kohë dhe lëshoi një goditje të fuqishme, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm të majtë të portës, pa i dhënë mundësi portierit të Milanit të reagojë.
Milan 0-1 Benfica – 16’

