Raphinha është afruar edhe më shumë me një marrëveshje të re me Barcelonën, e cila do ta mbante atë në klub deri në vitin 2030, me negociatat mes dy palëve që po shkojnë mirë.
Ky ishte mesazhi i Decos në asamblenë e përgjithshme, ku ai konfirmoi gjithashtu se po punohet për rinovimin e kontratave të Xavi Espart dhe Marc Bernalit.
Lajmi erdhi pikërisht në ditën kur Raphinha shkëlqeu sërish në La Liga.
“Hat-tricku” i tij ndaj Sevillas në xhiron e shtatë e çoi në 12 numrin e golave të shënuar në këtë garë këtë sezon, duke konsoliduar vendin e tij si një prej lojtarëve më të spikatur të Barcelonës.
Sipas “Opta”, braziliani tashmë ka kaluar shifrën e golave të Lionel Messit në shtatë ndeshjet e para të një sezoni në shekullin XXI.
Vetëm një lojtar ka bërë më mirë: Cristiano Ronaldo, i cili shënoi 13 herë për Real Madridin në sezonin 2014/15.
Raphinha synonte ta barazonte ose ta thyente këtë rekord, por Barcelona e zëvendësoi atë në minutën e 76-të.
Kjo është periudha më e mirë e Raphinhas në karrierën e tij te Barcelona.
Ai është përshtatur në mënyrë të përkryer me rolin e ri si sulmues fals, duke mbetur pa shënuar vetëm në një ndeshje të La Ligës këtë sezon, atë ndaj Levantes, ndërsa ka shënuar të paktën një gol në çdo ndeshje tjetër. Tani ai ka realizuar “hat-trick” në dy ndeshje radhazi.
Barcelona dëshiron ta mbajë kapitenin e saj për një kohë të gjatë dhe Raphinhas nuk i është dashur shumë për t’u bindur.
Ai ndihet i sistemuar në klub dhe në qytet, dëshiron ta vazhdojë karrierën në Kataloni dhe madje shpreson ta përfundojë atë me fanellën e Barcelonës.
Negociatat kanë marrë ritëm në ditët e fundit. Deco i tha asamblesë se marrëveshja po ecën sipas planit, me të dyja palët qartësisht pranë një marrëveshjeje, duke i hapur rrugë Raphinhas për të qëndruar te Barcelona deri në vitin 2030

