inedine Zidane ka konfirmuar se N’Golo Kante nuk do të rikthehet më në përfaqësuesen e Francës.
Duke folur edhe për mundësinë e rikthimit të Karim Benzemas, Zidane tha se të dy lojtarët janë në një moshë ku ai dëshiron t’u japë hapësirë futbollistëve më të rinj.
E dua Karimin, por ai është në një moshë të caktuar, ashtu si N’Golo. E admiroj karrierën e tij, por tani duhet të shoh lojtarë më të rinj”, deklaroi Zidane.
Kante, 35-vjeçar, ka regjistruar 69 paraqitje me fanellën e Francës dhe ishte pjesë e Kupës së Botës 2022
Me emërimin e Zidanes në krye të “Les Bleus”, duket se aventura e mesfushorit me kombëtaren franceze ka marrë fund

