“Gjithmonë kam dashur të luajë për Kosovën”, talenti i Bayernit flet për herë të parë

by Nexhat

Një tjetër talent me prejardhje kosovare i është bashkuar dardanëve.

Erblin Osmani, i Bayernit, ka mbërritur në Kosovë dhe i është bashkuar grupit të përfaqësueses për ndeshjet e ardhshme të UEFA Nations League.

banner

Ai më herët ka përfaqësuar Gjermaninë në kategoritë U16 dhe U17, është grumbulluar nga përzgjedhësi Franco Foda për ndeshjet e Kosovës në UEFA Nations League.

17-vjeçari ka marrë edhe pasaportën e Kosovës, ndërsa tashmë është pjesë e listës së Kombëtares.

Në deklaratën e tij të parë si futbollist i “Dardanëve”, Osmani ka shprehur krenarinë për mundësinë që të përfaqësojë Kosovën.

“Gjithmonë kam dashur të luaja për Kosovën. Jam shumë krenar që mund ta përfaqësoj Kosovën. Dua ta falënderoj Franco Fodën, Agim Ademin dhe të gjithë stafin për dhënien e kësaj mundësie. Kosova ka shumë potencial për të arritur diçka të madhe”, deklaroi ai.

Kosova bën pjesë në Grupin B3 të UEFA Nations League 2026/27, së bashku me Austrinë, Republikën e Irlandës dhe Izraelin.

Në këtë grup, secila përfaqësuese do të zhvillojë nga gjashtë ndeshje, tri në shtëpi dhe tri në udhëtim

Ndeshjen e parë për këtë edicion, skuadra e drejtuar nga Franco Foda, e zhvillon ndaj Irlandës.

Loja luhet të enjten, më 24 shtator, në stadiumin “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20:45.

🎙️Erblin Osmani:

“I’ve always wanted to play for Kosova. I’m very proud I can represent Kosovo.

I want to thank Franco Foda, Agim Ademi and the entire federation for giving me this opportunity.

Kosova has a lot of potential to achieve something big. “

Welcome home, Erblin… pic.twitter.com/T2w1ot5YxI— Kosovar Talents (@Kosovartalents) September 21, 2026

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy