Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka nisur me fitore pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian të Boksit, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.
Sadiku, e cila garon në kategorinë deri në 60 kilogramë, e ka mposhtur bindshëm boksieren nga Rusia, Alina Pushkar, me rezultat 5:0, në një duel të dominuar nga përfaqësuesja e Kosovës.
Gjatë tri raundeve, Sadiku ka treguar paraqitje të mirë teknike, ritëm dhe kontroll të duelit.
Në raundin e dytë, boksierja kosovare ka detyruar referin në ring t’i bëjë numërimin rusës pas një goditjeje të fortë, ndërsa Sadiku ka vazhduar dominimin deri në fund të përballjes.
Në fund, gjyqtarët me vendim unanim ia kanë dhënë fitoren boksieres kosovare Pas k♪7tij meçi ka reaguar Federata e Boksit e Kosovës, e cila i ka uruar Sadikut sukses në sfidat e radhës.
Kujtojmë se Kampionati Evropian në Sofje po zhvillohet nga 15 deri më 26 shtator 2026, ndërsa Sadiku do të vazhdojë garimin në ditët në vijim.


