Irlandezët kanë frikë nga Muriqi, Zhegrova dhe Asllani

by Nexhat

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka potencialin për t’i shkaktuar probleme serioze Republikës së Irlandës, sipas analistit të futbollit në televizionin publik irlandez RTE, Alan Cawley.

Peshë kryesore në repartin e sulmit të “Dardanëve” pritet ta mbajë pikërisht Muriqi me përvojën e tij.

banner

32-vjeçari ka shënuar 32 gola me fanellën e Kosovës, duke qenë golashënuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses

Duke folur në podkastin e RTE Soccer, Cawley veçoi paraqitjen e Muriqit në fazën “play-off” të Champions League ndaj Lyonit, ndeshje ku ai gjeti rrjetën në kualifikimin e Fenerbahçes me rezultat të përgjithshëm 3-2.

“Ai ka një prani të madhe fizike në sulm dhe nuhatje të shkëlqyer për gol. Ka pasur një nisje vërtet të mirë të sezonit me Fenerbahçen, duke shënuar gjashtë gola në gjashtë takime. Një tjetër pikë e fortë që e vumë re në atë ndeshje ishte angazhimi në zonën mbrojtëse; numri i spastrimeve të topit që bëri. Cilido që luan në prapavijë për ne, qoftë me tre apo me katër mbrojtës, do të ketë plot punë”, u shpreh Cawey,

Në këtë podkast u prononcua edhe ish-futbollisti i kombëtares irlandeze, Stephen Kelly, i cili tërhoqi vëmendjen edhe te emra të tjerë të rrezikshëm të Kosovës, duke përmendur anësorin e Juventusit, Edon Zhegrova, dhe sulmuesin e Hoffenheimit, Fisnik Asllani, i cili ka shënuar katër gola në 16 paraqitje me përfaqësuesen

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy