Përkundër përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor për ta rikuperuar në kohë, mbrojtësi Albian Hajdari nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e sotme të Kosovës kundër Austrisë.
“Hajdari pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Irlandës dhe, edhe pse gjatë këtyre ditëve është punuar intensivisht për rikuperimin e tij, koha në dispozicion nuk ka qenë e mjaftueshme që ai të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Austrisë”, thuhet në njoftimin e FFK-së.
Sipas këtij njoftimi, edhe vetë futbollisti ka shprehur dëshirën e madhe për të qenë në fushë dhe për ta ndihmuar ekipin në këtë përballje të rëndësishme, por pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se ai nuk mund të aktivizohet.
Hajdari do të vazhdojë të jetë nën përkujdesjen e stafit mjekësor të Kombëtares, me fokus në rikuperimin e plotë të tij.
Ndeshja Austri-Kosovë luhet sonte prej orës 18:00

