Lamine Yamal: Nuk luaj futboll për para, por sepse më pëlqen

by Nexhat

Ylli i Barcelonës, Lamine Yamal, ka dhënë një deklaratë interesante për mënyrën se si e përjeton futbollin, duke theksuar se motivimi i tij kryesor nuk janë paratë, por dashuria për lojën.

Në një intervistë për “The Guardian”, talenti spanjoll ka thënë se futbolli për të është mbi të gjitha argëtim dhe kënaqësi.

banner

“Unë nuk luaj futboll për para, luaj sepse më pëlqen”, ka deklaruar Yamal.

18-vjeçari ka treguar se nuk është i fiksuar pas golave apo asistimeve, pasi sipas tij, lojtarët që mendojnë vazhdimisht për statistikat nuk arrijnë ta shijojnë plotësisht futbollin.

“Lojtarët që janë të fiksuar pas golave ose asistimeve nuk kënaqen”, ka thënë ai.

Yamal ka shpjeguar edhe se çfarë e bën atë të shijojë më shumë lojën. Driblimet, pasimet me një apo dy prekje, si dhe asistimi i një bashkëlojtari që nuk ka shënuar, janë disa prej momenteve që i japin më shumë kënaqësi.

“Unë luaj për t’u argëtuar, për të dribluar, për të luajtur me një prekje, dy prekje, për t’ia mundësuar një bashkëlojtari që nuk ka shënuar të shënojë. Për lumturinë”, është shprehur ylli i Barcelonës.

Deklarata e Yamalit vjen në një periudhë kur ai, pavarësisht moshës së re, është tashmë një prej figurave kryesore të Barcelonës dhe futbollit spanjoll.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy