Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka ftuar qytetarët ta lexojnë me vëmendje një paragraf të Speciales.
“Pastaj më thoni se këtu nuk po gjykohet vetë qëllimi i luftës së UÇK-së. Lexojeni edhe një herë dhe mendoni çfarë precedenti mund të krijojë ky arsyetim për mënyrën se si do të shkruhet e interpretohet lufta jonë në të ardhmen”, shkruan Çitaku.
“Mos lejoni që mosdurimi i ndaj katër emrave t’ju verbojë. Sepse çështja këtu shkon përtej Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit”, vijon ajo.
Tutje, Çitaku shkruan:
Nëse lufta kundër atyre që kundërshtonin pavarësinë trajtohet si pjesë e një ndërmarrjeje kriminale, atëherë pyetja nuk është më vetëm se çfarë kanë bërë katër individë.
Pyetja është se si po cilësohet vetë lufta për pavarësinë e Kosovës.
Dhe kjo është shumë më e madhe se katër emra.
Lexojeni. Ftohtë. Pa simpati politike. Pa antipati politike.
Pastaj flasim për pasojat.

