Kombëtarja shqiptare i mbyllë përgatitjet për ndeshjen ndaj San Marinos

by Nexhat

Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet për ndeshjen e dytë në UEFA Nations League ndaj San Marinos, që do të luhet nesër në orën 20:45, në “San Marino Stadium”.

Paraditen e sotme, në “Shtëpinë e Futbollit”, ekipi kuqezi zhvilloi seancën e fundit stërvitore nën drejtimin e trajnerit Rolando Maran, duke u fokusuar te përgatitjet fizike dhe aspektet taktike të ndeshjes.

banner

Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se grupi është në gjendje të mirë dhe pa probleme fizike.

Ashtu si në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, i vetmi lojtar që nuk do të jetë në dispozicion është Klisman Cake, i cili vijon rikuperimin.

Gjendja e tij po përmirësohet dhe, sipas parashikimeve, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Finlandës.

Ndërkohë, me ekipin Kombëtar nuk do të udhëtojë portieri Simon Simoni, i cili do t’i bashkohet Kombëtares U-21, që ka nisur grumbullimin në Tiranë në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Ukrainës U-21.

Kombëtarja do të udhëtojë pasditen e sotme drejt San Marinos.

Në orën 19:00, do të zhvillohet edhe konferenca zyrtare për shtyp e trajnerit Rolando Maran dhe një lojtari të Kombëtares.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy