Foda përcakton listën për Izraelin, Avdullahu rikthehet në ekip

by Nexhat

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka dorëzuar listën zyrtare të futbollistëve për përballjen e sontme ndaj Izraelit, e vlefshme për Ligën e Kombeve.

Në mesin e futbollistëve të përfshirë është edhe Leon Avdullahu. Mesfushori ishte larguar përkohësisht nga grumbullimi për arsye familjare, por u rikthye një ditë më vonë dhe tashmë është në dispozicion të trajnerit Foda.

banner

Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Arijanet Muriq do të mund të luajë. Portieri i Kosovës pësoi lëndim në ndeshjen e fundit ndaj Austrisë dhe prania e tij ndaj Izraelit ende nuk është konfirmuar.

Jashtë listës për këtë takim kanë mbetur Baton Zabërgja, Vesel Demaku dhe Leard Sadriu. Në skuadër janë përfshirë Muharrem Jashari dhe Lindon Emërllahu.

Vendimi për Zabërgjan është më befasuesi, pasi anësori 25-vjeçar ishte aktivizuar në të dyja ndeshjet e para të këtij grumbullimi, ndaj Irlandës dhe Austrisë. Megjithatë, kësaj radhe ai nuk do të jetë në dispozicion dhe do ta ndjekë ndeshjen nga tribuna.

Në anën tjetër, Demaku dhe Sadriu nuk kanë regjistruar minuta në këtë grumbullim.

Kosova do të përballet me Izraelin sonte nga ora 20:45, në Debrecen të Hungarisë, në kuadër të Grupit B3 të Ligës së Kombeve.

“Dardanët” e nisën këtë edicion me fitore 1:0 ndaj Irlandës, falë golit të Vedat Muriqit, ndërsa në ndeshjen e dytë pësuan humbje 3:1 nga Austria në Vjenë.

Pas duelit me Izraelin, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e radhës më 4 tetor, kur në Prishtinë do ta presë Austrinë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy