Ministria e Arsimit në Shqipëri thotë se s’ka asnjë të vdekur nga protestat, informon për gjendjen e të lënduarve në spital

by Nexhat

Ministria e Shëndetësisë ka informuar mbi gjendjen shëndetësore të personave të paraqitur në strukturat spitalore pas protestës.

Në Spitalin Universitar të Traumës (SUT) është paraqitur një protestues, i cili po i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore. Ai paraqitet në gjendje të mirë shëndetësore dhe është koshient.

banner

Gjithashtu, në këtë strukturë spitalore është paraqitur një efektiv policie, i cili, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor, është larguar me këshillën e mjekut.

Ndërkohë, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë paraqitur tre protestues me dëmtime të lehta. Dy prej tyre janë larguar nga spitali pas marrjes së trajtimit mjekësor, ndërsa personi i tretë vijon të jetë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Po ashtu ministria sqaron se informacionet që po qarkullojnë në rrjet se një person ka humbur jetën, janë të pavërteta.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy