Art Dulaj del në ring të premten në Kupën Botërore të Kikboksit në Uzbekistan

by Nexhat

Kikboksieri kosovar Art Dulaj pritet të ngjitet në ring të premten, më 16 tetor, në kuadër të Kupës Botërore të Kikboksit WAKO 2026, që po mbahet në kryeqytetin e Uzbekistanit, Tashkent.

Kosova po përfaqësohet në këtë garë ndërkombëtare me dy sportistë, Art Dulajn dhe Nart Kastratin. Kupa Botërore e Kikboksit, e njohur si Uzbekistan Kickboxing World Cup 2026, po zhvillohet nga 13 deri më 18 tetor.

banner

Sipas shortit të publikuar, Dulaj është pjesë e garave në kategorinë e tij dhe pritet të mësojë kundërshtarin e radhës në bazë të ecurisë së përballjeve.

Në listën e sportistëve që mund të jenë kundërshtarë të tij figurojnë kikboksierët Akobur Jumaniyazov nga Uzbekistani, Calakhiddin Anvarov nga Kazakistani, Nurbakhit Aitugan nga Kazakistani, Anvar Ayazbekov nga Uzbekistani dhe Bauyrzhan Duzelbai nga Kazakistani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy