GRUA SOT QENKA MËKAT TË JESH BURRË !

by Nexhat

Grua deri dje të kam quajtur
mbretëreshë
Për dashurinë që ma ke falur
Grua përkrah burrërisë time
Ishe para meje në arenën e luftës
Fytas me armikun

Edhe kur ishim në ferr
Errësirën ti na e bëre dritë
Sot qenka mëkat të jesh burrë
Ç’më vjen ta puthë në ballë Adem Jasharin
Ai e dinte mirë ku duhej treguar burrëria
Kur ishte koha për trimëri

banner

Eh grua për ty sot u turpërova
Për një çast e harrova emrin Agim
Burrërinë time prej burri
Ma mallkoni o njerëz
Këtë paburrëri timen

Vallë pyes
A e harruam kaq shpejt
Luftën e vitit 1999
Masakrat dhe mijëra përdhunime
Nga paramilitarët serbë e sllavë
Sa primitivë jemi si njerëz
Apo po rikthehemi në kohën e gurit

Eh kohë për të qarë për lirinë
Pse po shuhen ëndrrat për të jetuar
Deri dje kemi thënë
Fali o Zot
Se nuk dinë çfarë bëjnë
Kur e gozhduan Krishtin

Sot them
Dënojini hanibalët
Me Kanunin e Lekë Dukagjinit.

Agim DESKU
26 tetor 2026

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy