Ukraina pajtohet me Kroacinë për përdorimin e porteve për eksportin e drithërave

by informim

Ukraina dhe Kroacia janë pajtuar për mundësinë e përdorimit të porteve kroate në Danub dhe në Detin Adriatik për eksportimin e drithërave ukrainase.

Kështu tha më 31 korrik ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pas takimit me homologun e tij kroat.

banner

Rusia këtë muaj është tërhequr nga marrëveshja për drithërat që kishin ndërmjetësuar Kombet e Bashkuara dhe Turqia.

Kjo ka pamundësuar që Ukraina – një prodhuese globale e drithërave – të eksportojë në mënyrë të sigurt prodhimet bujqësore nga portet në Detin e Zi teksa lufta po vazhdon.

“Tani do të punojmë që të ndërtojmë rrugë efikase në këto porte dhe të përfitojmë nga kjo mundësi”, tha Kuleba pas takimit më Gërliq Radman në Kiev.

“Çdo kontribut për të zhbllokuar eksportin, çdo derë që hapet është një kontribut i vërtetë dhe efektiv për sigurinë ushqimore të botës”, tha ai.

Ukraina aktualisht varet nga eksporti përmes rrugëve tokësore në Bashkimin Evropian, por në rrugët alternative përmes Lumit Danub.

Më herët gjatë këtij muaji, Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës në shkurt të vitit 2022 – sulmoi infrastrukturën përgjatë një rruge tokësore që përdoret për eksportimin e produkteve ukrainase. /REL

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy