Zemaj: Ofroni vetëm 17 emra të mjekëve nga 171 që Kurti thotë se u kthyen në Kosovë

by Nexhat

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kërkuar vetëm 17 rmra nga 171 specialistë që kryeministri Albin Kurti tha se janë kthyer në Kosovë.

Zemaj tha se për këtë e sfidon cilindo qeveritar apo përfaqësues të SHSKUL-së.

banner

“E sfidoj cilindo përfaqësues të Qeverisë, Ministrisë së Shëndetësisë apo SHSKUK-së që të na ofrojë vetëm 17 emra të mjekëve specialistë, jo 171, të cilët janë kthyer nga mërgata gjatë vitit 2025 dhe tashmë janë të punësuar me kontrata të rregullta në sistemin publik shëndetësor të Kosovës”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Kurti dje foli për “kthimin e trurit” në Kosovë.

“Vetëm gjatë vitit 2025, 171 mjekë u kthyen për të jetuar dhe punuar në Kosovë”, pretendoi ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy