Roma po shqyrton mundësinë e transferimit të mbrojtësit të majtë të Barcelonës, Alejandro Balde, në përpjekje për ta përforcuar skuadrën në garën për titullin e Serie A.
Sipas raportimeve të TuttoMercatoWeb, klubi italian është duke shqyrtuar mundësinë e huazimit të 22-vjeçarit, me një detyrim të kushtëzuar për blerjen e kartonit të tij.
Barcelona mund të jetë e gatshme ta shqyrtojë shitjen e mbrojtësit gjatë afatit kalimtar të janarit, por realizimi i marrëveshjes nuk pritet të jetë i lehtë.
Vlera e kartonit të Baldes dhe paga e tij konsiderohen pengesat kryesore për Romën, e cila po kërkon përforcime për pjesën e dytë të sezonit.
Mbetet të shihet nëse dy klubet do të arrijnë marrëveshje për transferimin e mbrojtësit spanjoll në Itali.

