Zyrtare: Ronaldinho rikthehet në futboll më 15 nëntor

by Nexhat

Tashmë është zyrtare. Ronaldinho do të rikthehet në fushën e futbollit më 15 nëntor, në moshën 46-vjeçare, duke veshur fanellën e skuadrës italiane Ravenna FC.

Klubi italian ka konfirmuar se legjenda braziliane do të luajë në derbin ndaj Forlit, në kuadër të Serie C, në stadiumin “Bruno Benelli”.

banner

Kjo do të jetë paraqitja e parë zyrtare e Ronaldinhos pas më shumë se 10 vjetësh, pasi ndeshjen e fundit konkurruese e kishte zhvilluar në vitin 2015, me fanellën e Fluminenses.

Ndeshja do të zhvillohet të dielën, më 15 nëntor, nga ora 17:30 sipas kohës lokale në Itali, ndërsa transmetimi do të jetë falas në kanalin zyrtar të Sky Sports Football në YouTube, nga ora 16:30 sipas kohës britanike.

Ronaldinho synon ta shënojë edhe golin e 300-të në karrierën e tij profesionale, pasi ishte pensionuar me 299 gola.

Kështu, pritjes i erdhi fundi dhe tifozët do të kenë mundësinë ta shohin sërish në fushë njërin prej futbollistëve më magjikë në historinë e futbollit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy