Një lajm i pabesueshëm vjen nga Gjermania: Të huajt së shpejti do të mund ta marrin më lehtë shtetësinë e dyfishtë

by informim

Gjermania është një nga vendet e pakta perëndimore që ende këmbëngul në rregullin që të huajt që duan nënshtetësinë gjermane duhet të heqin dorë nga ajo e vjetra. Koalicioni qeverisës synon ta shfuqizojë këtë me një projektligj të ri.

Gjermania është një vend imigrantësh. Kështu thuhet edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme në faqen e saj zyrtare. 

banner

Më shumë se një e katërta e qytetarëve kanë prejardhje migrante dhe madje më shumë se një e treta e fëmijëve nën moshën 14 vjeç. Përveç kësaj, rreth 13.5 milionë qytetarë pa shtetësi gjermane jetojnë në vend – 16 për qind e popullsisë.

Megjithatë, kur bëhet fjalë për natyralizimin, pra për dhënien e shtetësisë për të huajt, Gjermania është ndër vendet e fundit në Evropë. Përderisa, le të themi, në vitin 2021 jepeshin dhjetë shtetësi për 100 të huaj në Suedi dhe 5.4 në Holandë, në Gjermani vitin e kaluar kuota ishte 1.2 për qind.

Arsyet janë kryesisht disa kushte shumë kufizuese që duhet të plotësohen për të marrë nënshtetësinë.

Kohët e fundit, koalicioni qeverisës i socialdemokratëve, të gjelbërve dhe liberalëve paraqiti në parlamentin federal, Bundestag, një propozim për një Akt të ri të Shtetësisë, i cili do të ndryshonte kushtet e rrepta aktuale.

Pengesa më e madhe deri më tani ka qenë dispozita që përgjithësisht insiston në parimin e një shtetësie, thotë Julie Schäfer, një avokate e specializuar në ligjin për të huajt në zyrën Schlun & Elven me qendër në Këln. 

“Ajo që në radhë të parë i pengon pasardhësit e migrantëve, për shembull nga Turqia apo vendet e Ballkanit Perëndimor, të marrin nënshtetësinë gjermane është kërkesa që ata të heqin dorë nga shtetësia e tyre e mëparshme. Gjermania është një nga vendet e pakta perëndimore që ende këmbëngul për këtë”, thekson Schaefer.

Drafti i ligjit të ri parashikon që heqja dorë nga shtetësia e mëparshme nuk është më kusht për marrjen e shtetësisë gjermane dhe në të njëjtën kohë shkurton qëndrimin e nevojshëm të vazhdueshëm ligjor në vend nga tetë në pesë vjet – siç është rasti në shumicën e vendeve evropiane. 

Mbrëmja e maturës
Foto: Shutterstock

Në të njëjtën kohë, është shumë e rëndësishme që ligji i ri të futë një lloj automatikiteti: “Shtetësia e dyfishtë formulohet si e drejtë themelore”. Kjo do të thotë që kur plotësohen kushtet e tjera, shërbimet kompetente duhet ta natyralizojnë aplikuesin, pra nuk kanë më hapësirë ​​për manovrim.

Qëllimi i reformës së Ligjit për Shtetësinë është të bëjë Gjermaninë një vend më tërheqës imigrimi për punëtorët e kualifikuar.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy