Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të martë çmimet e reja të naftës dhe benzinës. Sipas njoftimit, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, naftë, i standardit SSH EN 590, të jetë jo më shumë se 207 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 195 lekë/litër.
Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë, i standardit SSH EN, të jetë jo më shumë se 164 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 152 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz të jetë 70 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 58 lekë/litër për automjetet.
Gjithashtu, çmimi i gazoilit për aktivitetin e peshkimit do të jetë 112 lekë/litër.
Bordi bën të ditur gjithashtu se çmimet do të hyjnë në fuqi në orën 17:30 të kësaj të marte dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit, ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

