Djali i Kadri Veselit reagon pasi Gjykata Speciale e dënoi përsëri Hashim Thaçin

by Nexhat

Klestor Veseli, djali i Kadri Veselit, reagoi ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi për pengim të drejtësisë.

Ai shprehu pakënaqësinë lidhur me këtë vendimin.

banner

“Një pështyrje në fytyrë ndaj sundimit të ligjit. Një instrumentalizim dhe përdorim i drejtësisë si armë për diskreditimin e një figure historike dhe UÇK-së që ai përfaqëson”, shkroi Veseli.

Ai njëkohësisht kërkoi gjithashtu reagim nga institucionet shtetërore të Kosovës  për zhvillimet në Hagë.

“Është urgjente që shteti t’i inkurajojë institucionet ndërkombëtare të kthejnë sytë në atë që po ndodh në Hagë dhe kjo përdhosje që po i bëhet të vërtetës dhe të drejtës nga ajo gjykatë, të dënohet”, shtoi Klestor Veseli.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy