Me rastin e zgjedhjes së kapitenit të PSG-së, bashkëlojtarët treguan se çfarë mendojnë sinqerisht për Mbappen

by Nexhat

Kylian Mbappe nuk është më një personazh i preferuar në dhomat e zhveshjes së Paris Saint-Germain dhe shumë do të thonë i justifikuar pas sagës që është ende në vazhdim, lidhur me qëndrimin apo largimin e tij nga klubi.

Se shumica e bashkëlojtarëve të PSG-së nuk kanë një mendim të lartë për Mbappen, e tregon edhe vota për kapitenin e klubit.

Pikërisht, kapiteni i Francës përfundoi vetëm në vendin e katërt në votimin anonim të lojtarëve të PSG-së për kapitenin e skuadrës.

Mbappe, i cili mbajti shiritin e kapitenit në disa ndeshje sezonin e kaluar në mungesë të Marquinhos, tani përfundoi vetëm në vendin e katërt me vetëm një votë.
Marquinhos mori më shumë vota dhe mbetet kapiteni i skuadrës, ndërsa Danilo Pereira mori rolin e zëvendësit.

Në rast se asnjëri prej tyre nuk është në fushë, shiritin e kapitenit do ta mbajë Presnel Kimpembe, ndërsa vetëm pas tyre u votua Mbappe.

Saga e Mbappes do të vazhdoj edhe për këto rreth 10 ditë që kanë mbetur deri në mbylljen e afatit kalimtar veror.

https://twitter.com/KICKFOOTBAL/status/1694291628322615660?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1694291628322615660%7Ctwgr%5E74e72be833daf11d6d7d9ff9c2f3b5a8c0e00f74%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Frastin-e-zgjedhjes-se-kapitenit-te-psg-se-bashkelojtaret-treguan-se-cfare-mendojne-sinqerisht-per-mbappen%2F

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy