Osmani pas takimit me Pendarovskin: Diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit dhe të ardhmen euroatlantike

by Nexhat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka dhënë detaje nga takimi me me homologun e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovskin.

Osmani potencoi se kanë diskutuar për rritjen e bashkëpunimit drejt të ardhmes euroatlantike,

“Gjatë takimit të liderëve të Procesit Bërdo-Brijuni në Shkup, takova Presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski”, shkroi Osmani.

“Së bashku diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit në rritje që synon promovimin e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe të ardhmen tonë euroatlantike”.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy