Vojvoda: Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari, është e pakuptueshme të ndodh kjo në vitin 2023

by Nexhat

Mërgim Vojvoda është shfaqur shumë emocional pas humbjes së Kosovës 2-0 nga Rumania.

Mbrojtësi dardan ka thënë se nuk është dashur të rikthehen në fushë pas gjithë asaj që ndodhi në stadiumin Arena Nacionala në Bukuresht.

banner

Vojvoda ndër të tjera ka thënë se tifozët rumun iu qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari.

“Se kemi pritur këtë pas barazimit me Zvicrën. Na kanë pritur pa respekt. Të ndodhë në vitin 2023 kjo është e pakuptueshme. Të na mbajnë brenda për 40 minuta është e pabesueshme”.

“Dhe po ashtu të na shajnë shtetin. Këta gjëra nuk bënë të ndodhin. Janë racizëm. Kemi gabuar që jemi kthyer në fushë. Nuk bën të lejojmë të na shajnë shtetin”.

“Pasi kemi derdhur gjak për të. Këtyre u qoftë falë që nuk është gjallë Adem Jashari. Kemi luajtur gjatë me një lojtar më pak dhe kjo ka ndikuar shumë”, ka thënë Vojvoda.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy