Një ushtarak rus ndihmoi ukrainasit të planifikonin një sulm të madh në flotën e Moskës në Detin e Zi në Krime.
Një zëdhënës i ATESH, lëvizje e tatarëve ukrainas në Krime, deklaroi se një nga anëtarët e saj në flotën detare mori detaje të vendndodhjes dhe misioneve të mundshme të nëndetëses Rostov, e cila pësoi dëme të mëdha gjatë sulmit.
ATESH pretendoi se partizanët e saj kishin mbledhur informacion për disa ditë dhe kishin luajtur një rol kyç në identifikimin e objektivave ushtarake ruse.
This video shows the large landing ship Minsk after the strike against the ship repair plant in Sevastopol. pic.twitter.com/xwwtI1E0VQ
— Anton Gerashchenko (@Gerashchenko_en) September 14, 2023
Qytetarët lokalë gjithashtu dhanë ndihmë, tha grupi për kyivpost, raporton skynews.
“Shumë nga informacionet janë marrë nga banorët e zakonshëm të Sevastopolit, të cilët vazhdimisht na dërgojnë informacione për trupat ruse”, tha zëdhënësi.
Ata gjithashtu pretenduan se forcat ruse ishin tronditur nga sulmi dhe se “realiteti i tmerron ata”.