Shifrat e Ministrisë që kontrollohet nga Hamas: 11,000 të vdekur në Gaza,përfshirë 4506 fëmijë

by Nexhat

Ministria e Shëndetësisë e Gazës ka thënë se 11,078 njerëz janë vrarë që nga fillimi i luftimeve, duke përfshirë 4,506 fëmijë, raporton Reuters.

Kjo Ministri sipas AP’së, është një agjenci e qeverisë që kontrollohet nga Hamas dhe i vetmi burim për viktimat, raporton The Guardian.

banner

Shifrat e dhëna nga ministria nuk ndajnë shifrat e civilëve dhe atyre të militantëve.

Ndërsa presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i ka sfiduar shifrat nga ministria e drejtuar nga Hamasi si të ekzagjeruara, Associated Press vëren se ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Barbara Leaf, u tha ligjvënësve në fillim të javës se ishte “shumë e mundur” që numrat të ishin në fakt edhe më të larta se sa raportohej.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy